Tjetër telash për qeverinë e Benjamin Netanyahut. Dy ministra të ekstremit të djathtë kanë kërcënuar se do të largohen dhe do të rrëzojnë koalicionin qeverisës nëse kryeministri izraelit bie dakord me propozimin e armëpushimit në Gaza, të prezantuar nga presidenti amerikan Joe Biden të premten.