Një maratonë vrapimi është bërë shkak për bllokimin e të gjitha akseve hyrëse e dalëse të Pogradecit, përfshirë aksin nacional duke shkaktuar radhë kilometrike. Aktualisht trafiku është i bllokuar nga Lini deri në dalje te Pogradecit. Nisur nga fundjava, qyteti ka qenë i ngarkuar me turistë, të cilët kanë qëndruar mbi katër orë të bllokuar, pa mundur të dalin.