Edhe pse kontrollet ndaj gjirit duhet të kryhen gjatë gjithë vitit, në muajin tetor ka fluks të grave të cilat regjistrohen për t’u ekzaminuar. Në poliklinikën e specialiteteve nr 3 vetëm në dy javët e para të këtij muaji janë kryer mbi 500 mamografi . Depstimi nëpërmjet mamografisë është më efikasi për të kapur herët kancerin e gjirit tek gratë. Mjekët onkologë insistojnë që gruaja të kontrollojë herë pas here vete gjirin nëpërmjet palpimit .