Pas një sër negociatash disa javore në konfidencialet të plotë, duke i kapur të gjithë në befasi, kryeministria e Italisë Geogia Meloni dhe kryeministri Edi Rama, në Romë, hodhën firmat në një protokoll bashkëpunimi për menaxhimin e emigrantëve që mbërrijnë nga Afrika në brigjet e Gadishullit Apenin. Kryeministria e Italisë shpjegoi rrolin e Shqipërisë në këtë marrëveshje e cila e kthen vendin tonë nga një vend eksportues emigracioni drejt BE-s, në një vend përpunues emigrantësh për llogari të vendit fqinj.