Kamboxhia dhe Tajlanda kanë rënë dakord për marrëveshje të “menjëhershme dhe pa kushte armëpushimi”, pas bisedimeve për paqen të zhvilluara në Malajzi. Kryeministri i Malajzisë, Anuar Ibrahim, deklaroi se armëpushimi do të hyjë në fuqi nga mesnata me orën lokale, tek ka shtuar se “ky është hapi i parë jetik drejt uljes së tensioneve dhe rivendosjes së paqes dhe sigurisë”.