Top Channel/ “Kam respekt për ju çuna, por…”/ Çela rekrutoi ‘gjyqtaren e TikTokut’, i ofroi…
27/11/2024 18:43

Top Channel ka zbardhur disa nga bisedat e dosjes voluminoze të SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës, i cili çoi në arrestimin e 18 personave, dy gazetarëve në detyrim paraqitje dhe të një avokateje në arrest shtëpie. Nga përgjimet e zbardhura, Suel Çela ndërhyn për të bërë të mundur emërimin e gjyqtares Pajtime Fetahu në krye të Gjykatës së Elbasanit. Madje, Suel Çela i ofron një makinë 40 mijë euro gjyqtares Enkeleda Kapedani, (e njohur si gjyqtarja e Tiktokut), e shkarkuar nga Vetingu, në këmbim të tërheqjes së saj nga gara për kryetare të gjykatës, me qëllim që kryetare të zgjidhej Pajtime Fetahu. Më 25 shtator 2020 Marjus Lulaj komunikon me Klaus Matishi të cilit i shkruan “…e çova Blerin të flasi me Enkeledën i rreshtova arsyet i thashë ne e dimë që je burrneshë prandaj po vim të themi tërhiqu jepja votën Fates dhe Landi është pa diskutim i thash ka një makinë dhuratë ça t’i dojë zemra asaj..” Teksa ka thënë “kam respekt për çunat”, Kapedani nuk pranon të tërhiqej nga gara, pasi e konsideronte të rëndësishme karrierën në sistemin e drejtësisë. Më 30 shtator 2020, Suel Çela i shkruan Klausit: “I ka ngel qejfi Fates (Pajtime Fetahut) me ne. Po kjo është absurde ded, unë u bana copash i thashë ti ble makinë 40 mi Enkeledës vetëm për t’u tëhek nga gara. Ça ka prit më shumë, ça kemi ndor ne atë se dun kolegët e vet… do kishim ba gabim të madh po t’ishte realizuar. Të tërhiqesh Enkelejda sepse nuk do ja jepshin votën kësaj se nuk e dun Faten shikoje votimin sot ka lan nam vetëm votën e vetes vet ka pas asnji votë tjetër… justifikimi ka ndiku pak po ta kuptosh se dun më atë mo ded… ne ja kërkuam Enkeledës tha kam shumë respekt për çunat e vlerësoj, por unë kam karrierën time e kam fitoren e sigurt. Enkeleda kupton s’është si kjo… shikoje përgjigjen ca na ktheu… po ma mir do ishte mos ishim perzi hiç… po normal qe ka lobu land edhe ka ba mire se po t’ja jepte Romi fitonte ajo shur*a… se ca i duheshi votë kësaj torrollinges…”, thuhet në një nga komunikimet e Suel Çelës me Klaus Matishin. Ai i tregon se Enkeleda Kapedani është zgjedhur në krye të Gjykatës së Elbasanit me 4 vota, ndërsa Pajtime Fetahu ka marrë vetëm votën e saj.

Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52