Kur Maxim Kuzminov u ul në Ukrainë me helikopterin e tij Mi-8 gushtin e kaluar, kjo u konsiderua një fitore e madhe simbolike për Kievin. Shërbimi ushtarak ukrainas i zbulimit pati pohuar asokohe se e kishte nxitur pilotin rus të dezertonte. Por autoritetet spanjolle njoftuan tani se 28 vjecari është gjetur i vdekur në një garazh nëntokësor në këtë vend me trupin e mbushur me plumba.