Aulon Kalaja ka reaguar në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgjedhor pas kërkesës së tij, teksa shtoi se do të vazhdojë betejën në SPAK. Teksa në krah kishte avokatin e tij, kandidati krah demokratëve për Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet e 11 majit, deklaroi se mos-hapja e kutive të votimit në Durrës, ishte vendim i programuar.