Të paktën tre raketa ranë, sipas zyrtarëve afganë në qendër të Kabulit, pak para se presidenti afgan, Ashraf Ghani, të mbante një fjalim për festën e Kurban Bajramit. Raketat u lëshuan teksa besimtarët faleshin jashtë Zonës së Gjelbër, ku ndodhet Pallati Presidencial, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Mirëais Stanikzai. Por pavarësisht se ato ranë shumë pranë rezidencës së presidentit, të gjithë ruajtën qetësinë e falja e Namazit nuk u ndërpre për asnjë moment.