Shqipëria e mesme dhe ajo e veriut u përfshi nga një stuhi e fortë me reshje të dendura shiu, erë dhe shkarkesa elektrike, por për sinoptikanët parashikojnë përmirësim të situatës në orët e pasdites. Sinoptikani i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Elvi Jahaj tha se ky front i ftohtë atmosferik do të zhvendoset në orët në vijim në jug të vendit.