Me vendim të gjykatës antikorrupsion ish deputeti socialist Jurgis Cyrbja përfundoi në burgun e Durrësit. Në një seancë me dyer të mbyllura në të cilën u konfirmua masa e arrestit me burg ndaj tij , Curbja dëgjoi se si SPAK e dyshon të ketë bashkëvepruar gjatë kohës që ishte deputet me të shumë kërkuarin Altin Hajri.