Vijon të jetë i bllokuar tashmë prej 8 orësh aksi rrugor Librazhd Qafë Thanë, pjesë e koridorit të VIII, nyja kryesore lidhëse e juglindjes së vendit. Shembja e një masivi të madh shkëmbor, pranë fshatit Dragostunjë bllokoi në rrugë mijëra njerëz, ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar.