Futbollisti i Italisë, Federico Chiesa ka përshëndetur të gjithë shqiptarët gjatë momentit të mbërritjes së ekipit me kupën. “Përshëndetje për të gjithë shqiptarët dhe përqafime”, ka thënë ai në videon e regjistruar Petrit Malaj. Petrit Malaj prej rreth 20 vitesh është pjesë e kompanisë Soges që menaxhon akomodimin, restorantin barin dhe gjithçka të kombëtares Axurre. Në një intervistë për Top Channel ai ka treguar këtë aventurë.