Në prag të festave të fundvitit, nxënësit e gjimnazeve të vendit, me rezultate të shkëlqyera në mësime, u vlerësuan me “Medaljen e Artë”, në një ceremoni enkas, e kthyer tashmë në traditë, organizuar në Sallën e Hartave, në Kryeministri. Kryeministri Edi Rama iu dorëzoi 188 maturantëve, aktualisht studentë në universitete të ndryshme, medaljen e artë, simbol i suksesit të tyre akademik.