Prokuroria e Posaçme e Malit të Zi mori në pyetje Bllazho Gjukanovicin, djalin e presidentit Millo Gjukanovic pasi emri i tij doli në skandalin e dokumentave Letrat e Pandorës, një rrjedhje masive dokumentesh që zbuloi se dhjetëra udhëheqës të mëparshëm dhe të tanishëm botërorë, plus qindra të tjerë kanë përdorur kompani jashtë vendeve të tyre, për të fshehur pasurinë.