Top Channel/ Jo celular dhe ushqim të pashëndetshëm! Zbulohet rregullat e reja për nxënësit
27/08/2026 19:58

Viti i ri shkollor do të nisë më 14 shtator me disa ndryshime. Ministria e Arsimit ka miratuar udhëzuesin, ku i jepet një fokus i veçantë ditës së parë në institucionet arsimore, jo për mësim, por do të shërbejë për orientimin e nxënësve me rregulloren dhe normat e sjelljes. Në çdo klasë, nxënësit do të njihen me rregullat e sigurisë, kodin e veshjes në shkollë, ndalimin e përdorimit të telefonit celular, moslejimin e ushqimeve të pashëndetshme, respektimin e njëri-tjetrit dhe bashkëjetesës në komunitetin shkollor. “Informimi dhe orientimi i nxënësve realizohet nga të gjithë anëtarët e stafit të institucionit arsimor, përfshirë mësuesit e të gjitha lëndëve, mësuesit kujdestarë, shërbimin psiko-social, oficerët e sigurisë dhe punonjësit e tjerë të institucionit. Çdo anëtar i stafit kontribuon në përforcimin e njohjes, kuptimit dhe zbatimit të rregullave nga nxënësit”, thuhet në udhëzues. Në udhëzim është shtuar edhe një nen i ri për vlerësimin dhe menaxhimin e riskut në shkolla. Zyrat vendore arsimore kanë për detyrë të caktojnë koordinatorët e riskut dhe të hartojnë regjistrat e riskut, ku do të klasifikohen shkollat sipas shkallëve të rrezikut. Vlerësimi do të bëhet përmes dëshmive, anketave, si dhe vëzhgimeve fizikisht për çdo institucion. Më tej, drejtuesit e shkollave duhet të marrin masa për reduktimin dhe eliminimin e risqeve dhe të koordinohen me bashkinë, policinë dhe shërbimet shëndetësore për risqet jashtë kompetencës së shkollave. Me prioritet edhe këtë vit, në udhëzim vlerësohet parandalimi i dhunës, bullizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ku theksohet si element i ri i shkruar vendosja e një bashkëpunimi të ngushtë mes stafit, komunitetit dhe prindërve.

Top Channel/ BE miraton rregulla për barnat. Kompanitë duhet të garantojnë furnizim të pandërprerë
27/11 15:16
Top Channel/ Kontrollet e AKU zbulojnë prani të medikamenteve veterinare në mostrat e qumështit
27/11 15:15
Top News- ‘Ta heqim dosjen nga SPAK’/ Dalin biseda të reja në gjyq për vrasjen e Jan Prengës
27/11 15:13
Ulet çmimi i naftës nga 1 janari, ja çfarë uljesh dhe ndryshimesh do të ketë në Shqipëri | Breaking
27/11 14:38
Top Channel/ Lapaj 107 mijë firma në KQZ për referendum: Kërkojmë shfuqizimin e…
27/11 14:23
Top News-Lapaj dorëzon 107 mijë firma në KQZ: Shfuqizim Paketës së Maleve e Investimeve Strategjike
27/11 14:21
Top Channel/ Rrëzohet depozita 5-tonëshe e ujit nga tarraca e një pallati 8-katësh në Fier
27/11 14:20
Top News – Begaj shtrëngon duart me Justina Shiroka-Pulën: Shqipëria e Kosova duhet të jenë bashkë
27/11 14:18
Top News – Rama: 48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor
27/11 14:15
Top News – Rama: Në 2027 qytetarët do të kenë tarifa të reduktuara të Roaming
27/11 14:15
Top News – Rama-2027 do të jetë viti i Shqipërisë, ska si të jetë viti i dikujt tjetër
27/11 14:15
Top News – Rama: Bashkimi Europian nuk ka date të përcaktuar, s’është arsimim
27/11 14:14
Top News – Rama: Jemi të parët nga Ballkani Perëndimor në procesin e integrimit
27/11 14:14
Top News – Rama: Unë vazhdoj me sloganin e Loro Boriçit, puna jonë do na nxjerrë në dritë
27/11 14:14
Top News -‘Kuvendi s’është pronë e Ramës’, Bardhi: Manja, Balla e Hasalla do përgjigjen para ligjit
27/11 14:01
Top News- Kërcënohet me tritol ndërtuesi/Shkodër, lënda plasëse u gjend e pashpërthyer
27/11 13:51
Top News – Halit Valteri në krye të IMT. U emërua nga Veliaj, zëvendëson Rigers Sheqerin
27/11 13:29
Top News- Përjashtimi i Bardhit dhe Balliut/Administrativja rrëzon vendimin e Etikës për deputetët
27/11 13:29
Top Channel/ Reshjet e shiut në Vlorë kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
27/11 13:27
Top News – Vrasja e policit, zgjerohet hetimi. Piroli dhe Ymeri dyshohen për 5 vrasje me pagesë
27/11 13:23