Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për 8 personat e arrestuar pas arratisjes nga burgu të Altin Ndocit. Të tetë të arrestuarit akuzohen për shpërdorim detyre në bashkëpunim, po gjykata vendosi arrest në burg për 3 prej tyre, 3 me detyrim paraqitjeje, ndërsa dy të tjerë u lanë në arrest shtëpie.