Ministri italian i mbrojtjes, Guido Crosetto, konsideron se shtimi i sulmeve hibride nga Rusia tregon se lufta ka nisur me pasoja potencialisht “katastrofike”. Në një dokument prej 125 faqesh, Crosetto dënoi “inercinë” e shteteve europiane dhe të NATO-s përballë agresionit në rritje të Moskës.