Top Channel/ “Je bërë si daullexhi”/ Debat Mziu-Balla në Kuvend: Në zgjedhje do dilni më keq se…
30/01/2025 19:41

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu hodhi akuza për linjën hekurudhore, që sipas tij është premtuar që para 10 vitesh. Ashtu si kolegët e tjerë demokratë, Mziu ngriti edhe shqetësimin për votimin e emigrantëve që nuk kanë një dokument shqiptar identifikimi. “Ka 10 vite a më shumë që do fillonin hekurudhat, madje aq nostalgjike janë bërë hekurudhat saqë na ka marrë malli për borinë e trenit që ka më shumë se 6 vite që nuk funksionon më. Dalin kolegët dhe tregojnë sikur do shpikë një rrotë të re. Ju kur erdhët në pushtet e gjetë hekurudhën që funksionte, transportonin dhe produktet qytetarët. Ju tregoni që nga ajo ditë si ato planet e diktaturës, keni një mandat 4 vjeçar dhe bëni plane 20 vjeçare. I durdullisni qytetarëve sikur do bëni hekurudhat, jemi i vetmi vend që botë që ska hekurudha. Krenoheni se keni turistët, ata nuk gjejnë as tren. Dhe shinat i keni shitur, keni paguar lekë për t’i hequr dhe kanë shkuar për skrap. 77 mln euro për të shkuar deri në Rinas, treni do vetëm shinat dhe stacionet e trenit. Ju keni të njëjtën strategji si investimet e tjera. Si mundet të ndërtosh tunelin e llogarasë me 200 mln euro dhe nuk bën linjën kryesore nga Tirana-Rinas apo Porti i Durrësit, vetëm në Shqipëri ndodh kjo. Vota e diasporës, emigrantët nuk mund të votojnë se një numër i konsiderueshëm nuk kanë asnjë dokument shqiptar. Ju keni frikë dhe panik, e bëtë për propagandë nismën për emigrantët”– u shpreh Mziu. Në përgjigjen e tij Balla tha se linja hekurudhore do kalojë edhe në Kamëz prandaj duheshin fondet shtesë për kalime, ku ndër të tjera përmendi edhe transformimin e bashkisë që Mziu ka qenë kryebashkiak. “Vërej një garë të opozitës kush tja fusi më shumë kot. U kritikua qeveria sa i përket linjës hekurudhore egzistuese Milot-Rrëshen. Z.Mziu jeni në mandatin e parë, para se tja fusni kot, bëni një telefon dhe pyesni. Linja hekurudhore është prishur e tëra gjatë ndërtimit të rrugës së Kombit. Të gjithë e dimë, ju keni pasur nderin e madh të shërbeni si kryetar bashkie në Kamëz. Si ti lëmë ne banorët e Kamëz pa kalime? Nuk i lëmë dot, historia e Kamzës e transformimit ti dhe Saliu nuk e mendonit dot kurrë. Ju e keni marrë vesh që rezultatet e diasporës do jenë më të thella sesa rezultati këtu brenda. Ju jeni ndarë si këngëtarë nëpër koncerte, por mos i merrni shqiptarët për budallenj. Humbja e kësaj radhe është nga më të rëndat po ju s’u vjen as turp“-u shpreh Balla. Mziu pati edhe një përgjigje për transformimin e Kamzës. “Më vjen keq që Ballën e paskan lënë veshët. Ja ka fut kot, u ankova për heqjen e shinave në Shqipëri. Në Kamëz ti dhe Rakipi s’keni bërë dot as çerekun tim. Dhe e fundit, ti je bërë si daullexhinjtë. Mos shko më se kaq e dhimbshme do jetë, do marrësh barrën e fajit se diaspora do votojë PD dhe do pësoni humbjen më të madhe sa 22 mars 1992“-ishte përgjigja e Mziut.

Protesta e opozitës/ Gaz Bardhi shpërthen ndaj policisë: Nuk po na lënë të ushtrojmë të drejtat tona
28/02 22:34
Top Channel/ Rama godet opozitën me foto nga lufta në Iran: Jeni kundër qytetarëve
28/02 22:29
Top News- Rama reagon për protestën e PD: Opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës
28/02 22:28
Top News- Rama e Vuçiç bëhen bashkë, gjejnë zgjidhjen për integrimin
28/02 18:28
Top News- Berisha: Jemi në një udhëkryq tejet të rrezikshëm, Rama tregoi që është diktator
28/02 16:36
Top News- “Rama mori urdhër nga Vuçiç”, Berisha: I ka dosjen, e ka argat
28/02 16:36
Top News- Socialisti pyet Berishën dhe i ankohet: Partinë time e ka mbuluar krimi
28/02 16:35
Top News- Rama ka sulmuar Gjermaninë? Berisha: E dënoj me forcë të madhe
28/02 16:35
Top News- “Edi Rama është vrasësi i ëndrrave”, Berisha: Të largohet ky regjim
28/02 16:32
Top News- Berisha: Kjo betejë nuk lidhet me Ballukun, vijojmë deri në largimin e Ramës
28/02 16:32
Top News- “Do ketë revoltë”, Berisha: Kryengritja jonë do njohë dimensione të reja
28/02 16:32
Top Channel/ Protestë, marshim pa fjalime,Berisha: Marshim në rrugët e Tiranës në kryengritjen tonë
28/02 15:10
Top Channel/ Sot protestë “pa fjalime”, opozita po përgatit tubimin kundër qeverisë
28/02 12:47
Top News- Kryeministria rrethohet me gardh metalik, blindohet para protestës së thirrur nga PD
28/02 11:50
Top News- PD sot sërish në shesh/ Ndryshon skenarin, policia s’merr përsipër tubimin
28/02 11:37
Top Channel/ Rama dhe Vuçiç, “letër” BE, propozojnë ide të re për integrimin
27/02 23:25
Top Channel/ Spiropali reagon pas shkarkimit: Detyra mbyllet, por përgjegjësia vazhdon
27/02 15:18
Top Channel/ Rama mbledh qeverinë, emrat e rinj pritet të dërgohen në Presidencë
27/02 15:17
Top Channel/ Begaj në Shkup flet për shqipen: Mes dy vendeve tona nuk ka çështje problematike
27/02 14:49
Top Channel/ Sistemet raketore JAVELIN/ Nancy VanHorn: Fokusi tek gatishmëria ushtarake
27/02 14:03
DIGITALB DIGITALB