Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04/2026 20:12

Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, i ka shprehur mbështetjen kryeministrit hungarez, Viktor Orban, gjatë një fushate elektorale në Budapest, përmes një lidhjeje telefonike. Trump e quajti Orban “një njeri fantastik” dhe përmendi marrëdhënien e mirë mes tyre. Mbështetja u dha ndërsa zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ishte prezent në fushatë, duke mbajtur telefonin në altoparlant për të transmetuar mesazhin e Trump për përkrahësit e Orban. Telefonata e Trump erdhi vetëm disa orë pasi presidenti kërcënoi me vdekjen e një qytetërimi të tërë nëse Irani nuk e përmbushte afatin e tij për të rihapur Ngushticën e Hormuzit. “Ai por bën një punë të mirë, mbajeni mend këtë. Ai nuk lejoi njeri/ vend të sulmonin vendin tuaj dhe të pushtonin vendin tuaj siç kanë bërë të tjerët. Ai e ka mbajtur vendin tuaj të mirë, ai i ka mbajtur hungarezët në vendin tuaj. Dhe ai ka bërë një punë fantastike”, tha Trump. Kjo lëvizje bëhet vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare në Hungari, ku Orban dhe partia e tij përballen me një sfidë të fortë elektorale, sipas sondazheve që tregojnë se mund të humbin pas 16 vitesh në pushtet. Viktor Orbán, i cili e cilëson modelin e tij të qeverisjes si “demokraci jo-liberale”, përfaqëson një linjë politike që përputhet me disa nga tiparet kryesore të epokës së Donald Trump. Kjo përfshin politika të forta kundër emigracionit, sfidim të normave liberale, kritika të vazhdueshme ndaj institucioneve ndërkombëtare, si dhe qëndrime të ashpra ndaj mediave, universiteteve dhe organizatave jofitimprurëse. Ai ishte gjithashtu lideri i parë evropian që doli hapur në mbështetje të Trump gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.

Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Franca e Spanja: “Ndezën zjarrin, hedhin një kovë ujë”!
08/04 11:54
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, bie cmimi i naftës, ekspertët:“Trump s`do rrezikonte energjinë”!
08/04 11:52
Top Channel/”90 minuta larg katastrofës”: Arrihet armëpushimi SHBA-Iran, Hormuzi hapet për dy javë!
08/04 11:51
Top Channel/ Mbyllja e Hormuzit “pasuroi” Rusinë? DW: Miliarda nga nafta, gazi e plehrat kimike!
08/04 11:50
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45