Tubimi në Tiranë ka hyrë në ditën e 91-të, ndërsa protestuesit vijojnë marshimin e tyre kundër klasave politike. Në podiumin e vendosur në Kryeministri, ata kanë mbajtur fjalime, teksa bëjnë dhe thirrje për revolucion. Ndërkohë, një nga nismëtarët e protestës, Dritan Goxhaj, i është përgjigjur deklaratës së Alfred Cakos, i cili u shpreh se protesta duhet të ketë dikë në krye.