Top Channel/ “Janë të përfshirë…”, FBI zbulon përpjekjen për spiunazh nga hakerat kinezë
14/11/2024 22:11

Një hetim federal mbi përpjekjet e qeverisë kineze për të depërtuar në rrjetet amerikane të telekomunikacionit ka zbuluar një fushatë “të gjerë e domethënëse” spiunazhi kibernetik, që synon vjedhjen e informacionit nga shtetas amerikanë, që punojnë për qeverinë apo që janë në politikë, njoftoi të mërkurën FBI-ja. Hakerët e lidhur me Pekinin kanë komprometuar rrjetet e shumë kompanive të telekomunikacionit me synimin për të marrë të dhënat telefonike të klientëve, e fituar qasje tek komunikimet private tek “një numër i kufizuar individësh”, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar nga FBI-ja dhe agjencia federale mbi Sigurinë Kibernetike dhe Infrastrukturën. FBI-ja nuk identifikoi asnjë prej individëve që ishin në shënjestër të hakerave kinezë, por tha se shumica e tyre “janë të përfshirë kryesisht në aktivitete qeveritare apo politike”. Zyrtarët e FBI-së sugjeruan gjithashtu se hakerët mund të jenë përpjekur të komprometojnë programe si ato që i nënshtrohen Aktit të Mbikëqyrjes së Zbulimit të Huaj. Ky i fundit u jep agjencive amerikane të spiunazhit kompetenca gjithëpërfshirëse për të vëzhguar komunikimet e individëve të dyshuar si agjentë të një fuqie të huaj. Paralajmërimi vjen pas disa rasteve të hakerimit që kanë përfshirë figura të njohura e që autoritetet amerikane i kanë lidhur me Kinën. Zyrtarët thonë se ato janë pjesë e një përpjekje për të vjedhur informacion teknologjik dhe qeveritar, duke synuar gjithashtu infrastrukturën jetike si rrjetin elektrik. Muajin e kaluar, zyrtarët thanë se hakera të lidhur me Kinën kishin vënë në shënjestër telefonin e zotit Trump, në atë kohë kandidat për president si dhe të senatorit JD Vance, kandidat për nënpresident, krahas telefonave të njerëzve të lidhur me kandidaten demokrate, nënpresidenten Kamala Harris.

Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07