Edhe pse kalendari thotë që ka 31 ditë, janari na duket muaji më i gjatë i vitit. Ky perceptim vjen për një sërë arsyesh, por më kryesorja është kontrasti i thellë me dhjetorin, ku pas nje periudhe me festa dhe pushime, rikthimi në rutinë na vë përpara përgjegjësive dhe angzhimeve që duhen përmbushur. Kjo sipas psikologes Muca, të krijon iden e një kohe që ecën më ngadalë, cka ul dhe motivimin.