Izraelitët dolën në rrugët e vendit për të shprehur keqardhjen dhe zemërimin e tyre pas gjetjes së trupave të 6 pengjeve në Gazë. Protestat shënojnë një nga thirrjet më të forta deri tani për kryeministrin izraelit, që të nënshkruajë një marrëveshje armëpushimi në mënyrë që pengjet e mbetur në Gazë, të kthehen të gjallë në shtëpitë e tyre.