Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Izraelit të heqë menjëherë kufizimet për ndihmat në Gaza dhe t’i japë fund luftës. Në një deklaratë të përbashkët, tre fuqitë evropiane theksojnë se “Ka ardhur koha për t'i dhënë fund luftës në Gaza”, ndërsa nxisin të gjitha palët të arrijnë një armëpushim të menjëhershëm.