Ish-kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po ecën me ritme të shpejta drejt rimarrjes së detyrës, pasi 80% e votave të numëruara nga zgjedhjet kombëtare tregojnë se votuesit i dhanë atij dhe aleatëve të tij të ekstremit të djathtë atë që duket si një shumicë e qëndrueshme në parlamentin e vendit. Sipas rezultateve paraprake, Izraeli potencialisht po i drejtohet qeverisë së tij më të djathtë, i mbështetur nga partia ultranacionaliste e Sionizmit Fetar, anëtarët e së cilës përdorin retorikë nxitëse anti-arabe dhe anti-LGBTQ.