Top Channel/ Izraeli shkatërron kullën në Gaza. Thirrje palestinezëve: Ikni!
06/09/2025 21:45

Ushtria izraelite shkatërroi një ndwrtesw shumëkatëshe në Qytetin e Gazës, kullën e dytë të madhe që ka shënjestruar. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, postoi një video të ndërtesës që shembej në X, me mbishkrimin: "Po vazhdojmë". Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), të cilat kanë zgjeruar operacionet në Gaza, thanë se Kulla Sussi po përdorej nga Hamasi - një pretendim i mohuar nga grupi militant. Kulla Mushtaha, e vendosur në perëndim të Qytetit të Gazës, u shkatërrua të premten. Sussi është ndërtesa e dytë e lartë që rrwnohet. Përpara sulmit të së shtunës, Izraeli hodhi fletëpalosje duke përsëritur thirrjet për palestinezët që të zhvendosen në atë që e quan një zonë humanitare në jug. Në një postim në mediat sociale, zëdhënësi i IDF u bëri thirrje banorëve të "bashkohen me mijëra njerëz që kanw ikur tashmë" në al-Mauasi - një zonë midis Khan Younis dhe vijës bregdetare. IDF ka nxitur vazhdimisht civilët të zhvendosen atje, duke thënë se do të ofrohet kujdes mjekësor, ujë dhe ushqim. Megjithatë, OKB ka thënë se kampet me tenda në al-Mawasi janë të mbipopulluara dhe të pasigurta, dhe se spitalet jugore janë të mbingarkuara. Të martën, pesë fëmijë u vranë ndërsa prisnin në radhë për ujë në al-Mauasi. Dëshmitarët thanë se ata u goditën nga një dron izraelit, një incident për të cilin IDF tha se ishte "nën hetim". Imazhet satelitore tregojnë se disa lagje janë rrafshuar nga sulmet dhe prishjet izraelite gjatë muajit të kaluar.

Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
Top News – Tarifa globale. Trump e vendos 10 për qind për të gjitha importet
21/02 10:41
Top News – Tarifat e Trump bien. Gjykata supreme në SHBA i shfuqizon globalisht
21/02 10:12
Top News – Gjenerata e re e armëve bërthamore. Inteligjenca amerikane thotë se Kina i ka testuar
21/02 10:11
Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
DIGITALB DIGITALB