Top Channel/ Izraeli kundër SHBA. Vijon bombardimet intensive në Rafah. Shtohen thirrjet për evakuime
11/05/2024 22:14

Ushtria izraelite ka ndërmend të zbatojë planin për pushtimin e plotë të Rafahut, qytetit në jug të rripit të Gazës ku thotë se strehohen tashmë shumë militantë të Hamasit. Përveç sulmeve me raketa përgjatë së shtunës, Izraeli shtoi thirrjet për evakuimin e civilëve palestinezë. Gazetarë, mjekë e dëshmitarë raportuan për AFP-në sulme në të gjithë territorin bregdetar, ku OKB thotë se ndihma humanitare është bllokuar pas kundërshtimit që forcat izraelite i bënë thirrjeve të vazhdueshme të ndërkombëtarëve. Dëshmitarët atje raportuan sulme intensive vecanërisht pranë vendkalimit kufitar me Egjiptin. E ndërsa Izraeli përparon me qëllimet e tij një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit tregoi krisjen e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatit të vjetër hebre. Departamenti i Shtetit në raportin e paraqitur dy ditë më parë në Kongres vlerësonte se Izraeli mund të kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare duke përdorur armë amerikane gjatë ofensivës në Gaza, por nuk gjeti prova të mjaftueshme për të bllokuar dërgesat. Pak ditë më parë edhe Presidenti Joe Biden kërcënoi publikisht se do të ndalonte disa bomba dhe predha artilerie nëse Izraeli vazhdonte sulmin e gjithanshëm në Rafah, aty ku Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se janë strehuar mbi 1.4 milionë njerëz. Pamjet: AFP

Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Franca e Spanja: “Ndezën zjarrin, hedhin një kovë ujë”!
08/04 11:54
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, bie cmimi i naftës, ekspertët:“Trump s`do rrezikonte energjinë”!
08/04 11:52
Top Channel/”90 minuta larg katastrofës”: Arrihet armëpushimi SHBA-Iran, Hormuzi hapet për dy javë!
08/04 11:51
Top Channel/ Mbyllja e Hormuzit “pasuroi” Rusinë? DW: Miliarda nga nafta, gazi e plehrat kimike!
08/04 11:50
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45