Top Channel/ Izraeli “i bindet” SHBA-së: “Marrëveshja me Hezbollahun, brenda disa ditësh”!
25/11/2024 12:12

Izraeli duket nuk ka qëndruar indifferent ndaj thirrjeve të SHBA-së. Ambasadori i shtetit hebre në Uashington pohoi se një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut – grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – mund të arrihet “brenda ditësh”.Mike Herzog tha për radion e ushtrisë izraelite se ka ende disa pika për të cilat vazhdon diskutimi dhe duhen finalizuar, megjithatë “ne jemi afër një marrëveshjeje” dhe ajo mund të arrihet shumë shpejt, konfirmoi ai. Mes cështjeve që ende nuk janë zgjidhur është një kërkesë e Izraelit sipas të cilës ky i fundit insiston se rezervon të drejtën të veprojë nëse Hezbollahu shkel detyrimet që burojnë nga marrëveshja e re. Në parim, e gjithë ujdia duket se synon largimin e grupit militant si edhe trupave izraelite nga jugu i Libanit.Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Europian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.Optimizmi rreth arritjes së një marrëveshjeje vjen pasi i dërguari i SHBA-së mbajti bisedime me palët javën e kaluar, me synim që të arrihet një marrëveshje.Hezbollahu nisi sulmet në kufi kundër Izraelit më 8 tetor 2023, vetëm një ditë pasi Hamasi ndërmori sulmin e tij të përgjakshëm ndaj shtetit hebre, që solli dhe shpagimin e ashpër izraelit në Gaza. Luftimet mes Hezbollahut dhe Izraelit u përshkallëzuan më pas shtatorin e këtij viti, me Izraelin që nisi sulme masive ajrore në Liban dhe më pas nisi një ofensivë tokësore në jug të Libanit.

Top Channel/ Protestuesit dogjën kazanë dhe bllokuan qarkullimin, arrestohen dy persona në Tiranë
28/10 11:09
Top News – Studentët diktuan paketën fiskale. Qeveria e pranon, bizneset paralajmërojnë largim
28/10 09:58
Top News-Shëtit i lirë e kundërshton policinë/I akuzuari për vrasjen e Egli Progës arrestohet sërish
28/10 09:49
Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42