Situata e vështirë e mungesës së ushqimeve në Rripin e Gazës ka shtyrë mijëra palestinezë të hyjnë me forcë në depot ku janë vendosur ndihmat ushqimore. Agjencia e Kombeve të Bashkuara njoftoi se kanë hyrë për të gjetur ushqime, të cilat tashmë shihen si element mbijetese për ata. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë deklaruar se kanë goditur më shumë se 450 objektiva që prej nisjes së ndërhyrjes tokësore, duke përfshirë qendrat e komandës, pikat e vëzhgimit dhe vendet e lëshimit të raketave. Ushtria izraelite ka vijuar me publikimin e pamjeve të momeneve të sulmeve të objektivave të Hamasit.