Top Channel/ Izraeli dhe Hamas gati të zgjasin armëpushimin, negociatat mbahen në Doha
29/11/2023 19:14

Ndërmjetësuesit e Egjiptit dhe Katarit po zhvillojnë bisedime në Doha, një tjetër përpjekje kjo për të zgjatur armëpushimin në Gaza, pasi sot në mesnatë po i vjen fundi ditës së gjashtë dhe të fundit të pauzës. Burime të BBC-së thonë se si Izraeli ashtu edhe Hamasi janë treguar të gatshme për të negociuar për një zgjatje të re të armëpushimit. Në ditën e gjashtë të marrëveshjes u liruan 12 pengje të tjera, 10 izraelitë dhe 2 tajlandezë në këmbim të 30 të burgosurve palestinezë, ndërsa një tjetër shtetas amerikan parashikohet të lirohet deri në përfundimin e saj Aktualisht raportohet se Hamas ka në duart e tij 161 pengje izraelite. Ndërkohë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit po vlerësojnë si të vërtetë një pretendim të Hamasit se një foshnjë 10 muajsh, Kfir Bibas 10 vëllai dhe nëna e tij nuk janë më gjallë. Hamasi nuk dha prova, por deklaroi se tre familjarët ishin vrarë në një sulm ajror të Izraelit Izraeli ndërkohë vijon t’i qëndrojë zotimit se do të fillojë luftën dhe se do të shfarosë Hamasin. Operacioni pritet të rinisë pas skadimit të marrëveshjeve që arrijnë palët me njëra-tjetrën, e në këtë pikë Izraeli do që të lirojë të gjithë pengjet e tij. Gjatë kësaj jave rajonin do ta vizitojë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ku në fokus do të ketë zgjatjen e armëpushimit. Administrata e presidentit Biden i ka bërë thirrje Izraelit edhe më herët që të shmangë sulmet në zonat ku ka popullsi civile dhe se të operojë vetëm në ato pjesë të Gazës ku ndodhen bazat e grupit terrorist të Hamas. Ndërkohë armëpushimi po shfrytëzohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara që po shpërndan ndihma humanitare për të gjithë civilët në Gaza. Pamjet: AFP

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06