Armëpushimi i arritur mes Izraelit dhe Iranit me ndërmjetësimin e presidentit te Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po mban, të paktën për momentin. Të dyja vendet dhanë shenja se tani për tani, nuk do t`i rikthehen luftës ajrore, edhe pse nga ana tjetër secili pre tyre pati interpretimit e vet të situatës.