Kryetari i PD-së nga radhët e Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreça thotë se tritoli që iu vu këtë mëngjes në makinë ka shkaqe politike. “Ky incident që më ka ndodhur mua dhe familjes sime është i mirëmenduar. Unë nuk kam asnjë përplasje, as familja ime. Ky incident e ka një emër. Dihet që është emri politik. Çdo gjë është e pasqyruar me pamje filmike, pasi shtëpia është e pajisur me kamera. Në orën 06:30 kur kam dalë nga shtëpia, kam ndezur makinën, kam qëndruar dy minuta brenda dhe sa ka lëvizur makina nga vendi, ajo ka plasur.