8 makineta që përdoreshin për lojëra fati janë sekuestruar mbrëmjen e djeshme në ambientet e një lokali në Tiranë dhe është shpallur në kërkim administratori 59-vjeçar Sotir Beqo. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në përdorim nga ky shtetas, në zonën e quajtur ”Selvia”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 makineta që përdoreshin për lojërat e fatit.