Top Channel/ Italia po plaket shpejt, popullsia bie nën 59 mln banorë
05/12/2022 23:06

Popullsia e Italisë ka rënë nën 59 milionë dhe vendi po plaket me një ritëm shumë më të shpejtë se sa vendet e tjera të Bashkimit Evropian, tha të hënën agjencia kombëtare e statistikave Istat.Një popullsi në tkurrje dhe në plakje është një shqetësim i madh për një ekonomi si Italia, pasi ndër të tjera lidhet me rënien e produktivitetit, më pak inovacion dhe fatura më të larta . "Që nga 1 janari 2022 sipas të dhënave paraprake, popullsia (rezidente) ka rënë në 58.983 milionë," tha presidenti i Istat-it, Giancarlo Blangiardo në një seancë parlamentare në Romë. Blangiardo, një ekspert i njohur demografie, tha se popullsia kombëtare është zvogëluar në mënyrë të qëndrueshme që nga viti 2014, me një humbje prej më shumë se 1.36 milionë banorësh që atëherë. Në shtator, Istat parashikoi se Italia mund të humbiste pothuajse një të pestën e banorëve të saj , me popullsinë që do të zvogëlohej, nga 59.2 milion në 2021 në 54.2 milion në 2050 dhe 47.7 milion në 2070. Përmbysja e kësaj prirje dhe mbështetja e familjeve është një prioritet tashmw i deklaruar për qeverinë e re të krahut të djathtë të kryeministrit Giorgia Meloni. Në buxhetin e saj të vitit 2023 , ajo propozoi uljen e taksave të shitjeve për produktet e kujdesit për fëmijë dhe rritjen e përfitimeve për fëmijët. Pamjet: AFP

Top Channel/ Kriza në Kongres! Trump shtyn përpara mega-projektligjin, republikanët të përçarë
03/07 23:00
Top Channel/ “Mos bashkëpunoni me…”, Hamasi paralajmëron ashpër palestinezët: Do merren masa
03/07 23:00
Top Channel/ Të burgosurit politikë rusë letër udhëheqësve botërorë: Na lironi, tortura…
03/07 22:59
Top Channel/ Telefonata Trump-Putin! Liderët nuk i ndahen njëri-tjetrit, në fokus…
03/07 22:58
Top News- Trump e Putin flasin në telefon, zbardhet çfarë i tha për Ukrainën dhe Iranin
03/07 22:49
Top Channel/ Biseda me Trump, Putin nuk tërhiqet dhe vë kushte për paqen
03/07 22:38
Top Channel/ Sulm me sëpatë në një tren në Gjermani, në spital përfundon dhe autori
03/07 20:27
Top News- Qeveria, kusht për heqjen e masave/ Terras: Pengesë për BE mosformimi i institucioneve
03/07 20:25
Top Channel/ Fajtor për dy krime të rënda, Sean “Diddy” do të mbetet në burg deri në dënimin e tij
03/07 20:25
Top Channel/ Masakër në një klub nate në Çikago, 4 viktima e 14 të plagosur nga të shtënat
03/07 20:02
Top News – Situatë ‘apokaliptike’ në Gaza / Ekspertja e OKB-së: Të ndërpritet tregtia me Izraelin
03/07 15:12
Top News – Kërkon garanci për armëpushimin / Hamasi i përgjigjet SHBA-së: T’i jepet fund luftës
03/07 15:09
Top News – I nxehtë ferri, shkrihet autostrada në Itali /‘Çmendet’ termometri, 100 viktima në spanjë
03/07 14:56
Top News – Eleminohet numri dy i marinës ruse / Ukraina ‘godet’ sërish, sulm në rajonin e Kurskut
03/07 14:53
Top Channel/ “Serbia të mos gëzojë kot”, ambasada gjermane në Prishtinë: T`i thërrasin mendjes!
03/07 14:48
Top News – Po i afrohet me shpejtësi tokës / Shkencëtarët të hutuar: Një objekt ndëryjor po vjen
03/07 14:48
Top News – Italia ‘ka frikë’ nga Rusia: Brenda 5 vitesh, kërcënim ushtarak për tokën e NATO-s
03/07 14:46
Top Channel/ I nxehti përvëlues, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet bërthamore: “Nuk ftohen dot”!
03/07 14:45
Top News – Ryanair e easyJet anulojnë fluturimet / Francë, kontrollorët e trafikut ajror në grevë
03/07 14:38
Top Channel/ Zjarret “shkrumbojnë” Kretën, evakuohen qindra turistë!
03/07 12:20