Qytetarëve të Kosovës dhe atyre italianë do t’u njihen patentë shoferët në të dyja shtetet. Marrëveshja dypalëshe hyri në fuqi nga 29 janari, e sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme në Prishtinë, ajo u mundëson qytetarëve “të bëjnë konvertimin e dokumenteve pa pasur nevojë t'u nënshtrohen procedurave shtesë, as nga pjesa teorike, as nga pjesa praktike”.