Top Channel/ Italia “hap thesin”: 15miliardë euro paketë për të zbutur kostot e energjisë!
04/11/2022 19:21

Italia planifikon të ndajë të paktën 15 miliardë euro në buxhetin e saj të vitit 2023 për të zbutur ndikimin e kostove të larta të energjisë tek firmat dhe familjet, i thanë Reutersit dy burime të sigurta qeveritare. Ekzekutivi i djathtë i kryeministres Giorgia Meloni do të rrisë deficitin buxhetor të vitit të ardhshëm në 4.5% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB), nga 3.4% e parashikuar në shtator nga administrata e mëparshme e Mario Draghit. Një lëvizje e tillë llogaritet se do të lironte hapësirën buxhetore për masa mbështetëse me vlerë rreth 21 miliardë euro.Burimet e vendosura në dispozicion të mbështetjes së ekonomisë do të rriten nëse tendencat aktuale çojnë në një deficit më të ulët vitin e ardhshëm sesa 3.4% e PBB-së e parashikuar dy muaj më parë, thanë dy zyrtarët në fjalë.Roma synon gjithashtu të mbledhë fonde shtesë duke shkurtuar një pjesë prej gati 9 miliardë eurosh të destinuara në vitin 2023 për një skemë të lehtësimit të varfërisë të njohur si "paga e qytetarëve".Masa vjen në kohën kur Meloni zhvilloi vizitën e saj të parë në Bruksel ku u takua me presidentët e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel. Një takim mjaft i rëndësishëm ishte dhe ai që pati më tej me komisionerin e ekonomisë së BE-së, Paolo Gentiloni, edhe ai vetë një ish-kryeministër italian, është përgjegjës për zbatimin e Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes së BE-së. “Dua të përcjell në këtë mënyrë një sinjal të fortë mbi vullnetin tonë për të bashkëpunuar me BE-në dhe për të mbrojtur interesin tonë kombëtar”, deklaroi Meloni. Financat publike të Italisë këtë vit kanë qenë më të forta se sa ishte parashikuar, ndërsa inflacioni ka ndihmuar në uljen e borxhit të madh të vendit. Pamjet: AFP

Top Channel/Putin, fjalimi:Jo luftra të tjera po na trajtuat me respekt, Europa po kërkon një armik!
19/12 15:15
Top Channel/ SHBA i kthen presionin Kosovës e Serbisë për Marrëveshjen e Ohrit!
19/12 14:57
Top News – Lufta Ukrainë-Rusi arrin në Mesdhe, goditet çisterna 2000 km larg zonës së luftës
19/12 14:47
Top News – ‘Luftanija aliene’ drejt tokës / Astrofizikani i Harvardit ndez debatin dhe paralajmëron
19/12 14:47
Top News – Putin në maratonën e përvitshme / Asnjë kompromis për Ukrainën, paqja mbetet larg
19/12 14:30
Top News – I dorëzohet çeku 2.5 milionë dollarësh / Heroi i Australisë bën pyetjen e pabesueshme
19/12 14:19
Top News- Rusi i vetëm që i tha ‘Jo’ Putinit e është gjallë / Guxoi ta sfidojë për luftën në Ukrainë
19/12 14:16
Top News – Japonia, larg armëve bërthamore / Riafirmon premtimin ndërsa opinioni publik po ndryshon
19/12 14:12
Top News – Trupat ruse hyjnë në vendin e NATO-s / Kalojnë kufirin me Estoninë, provokimi më i fundit
19/12 14:10
Top News – ‘Tullacllëku, çështje mbijetese’ / Presidenti kërkon mbulim shëndetësor publik
19/12 13:32
Top Channel/ BBC: Si po mbulohen me turp ushtarët e Ukrainës që vdiqën në “mënyrën e gabuar”!
19/12 12:57
Top News – Trump mbyll Lotarinë amerikane / Pas të shtënave në universitet ku u vranë dy persona
19/12 12:15
Top Channel/ Dorëzohet TikTok: Pranon shitjen e aseteve në SHBA për të shmangur ndalimin!
19/12 12:02
Top Channel/ Mbyllet lotaria amerikane: Trump e pezullon prej të shtënave në Brown University!
19/12 12:01
Top Channel/ BE, 90 miliardë euro për Ukrainën, Zelensky falenderues- Por s`ka ujdi për asetet ruse!
19/12 11:54
Top News – TikTok shmang ndalimin në SHBA / Marrëveshje me investitorë amerikanë dhe globalë
19/12 11:37
Top News – Dubai nën ujë, të gjithë në shtëpi / Shi i dendur në shkretëtirë, paralajmërohen banorët
19/12 11:29
Top News – ‘Ne jemi fantazma…!’ Punëtorët emigrantë të natës në Britaninë e Madhe
19/12 11:23
Top News – Trump ‘bekon’ kanabisin / Zgjeron aksesin, ndryshim i madh në politikën e drogës
19/12 11:21
Top News – Australia do riblejë armët / Sulmi në plazhin Bondi, qeveria shpall skemën e re
19/12 11:21
DIGITALB DIGITALB