Gati 10 faqe webi institucionesh në Itali janë goditur nga hakerët, përfshirë atë të Ministrisë së Jashtme dhe dy aeroporteve të rëndësishme në vend, duke i nxjerrë përkohësisht jashtë funksionit. Përgjegjësinë për sulmin kibernetik që duket synonin një kaos të fluturimeve në aeroportet e Milanos, Malpensa dhe Linate, e ka marrë grupi i hakerave pro-rusë Noname057(16), i cili shkroi në një mesazh në Telegram se “Rusofobët po marrin një përgjigje të merituar kibernetike”.