Ish presidenti amerikan George Bush pohoi se i ka ndjekur dhe shqetësim dhe trishtim të thellë së bashku me ish zonjën e parë, Laura Bush, eventet tragjike që po ndodhin në Afganistan. Ishte Bush ai që urdhëroi pushtimin e këtij vendi në 2001-shin pikërisht me qëllimin të përmbysej regjimi taleban e t`i mohohet kësisoj Al Kaedës parajsa e sigurtë nga ku të mund të organizonte sulme terroriste pas ngjarjeve të 11 shtatorit.