Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.Gjithashtu atij i hiqet e drejta për 5 vjet nga ushtrimi i posteve publike. Procesi ndaj tij u ndoq dhe nga vëzhgues të ambasadës amerikane. “Burgun ta kryejë në burg të sigurisë së zakonshme, menjëherë sapo të marrë formë të prerë”, u shpreh në seancë gjyqtarja Daniela Shirka. Llalla është zyrtari më i lartë i dënuar ndonjëherë në Shqipëri. Atij do t’i konfiskohet pasuria: Një apartament në Durrës dhe 3 tokë arë janë pronat që janë sekuestruar dhe kjo me kërkesën e SPAK. Çfarë ndodhi më herët? Gjatë seancës së sotme nëpërmjet avokatit, Llalla kërkoi pafajësi, teksa e konsideroi akuzën ndaj tij si të stisur, mëson Top Channel.