Ish-ministrja e Financave Anila Denaj është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion. Ende nuk dihen arsyet se përse Denaj është thirrur nga SPAK-u. Anila Denaj u zgjodh Ministre e Financave dhe Ekonomisë në dhjetor 2018, pas një vale ndryshimesh që përfshiu kabinetin e kryeministrit Edi Rama, duke zëvendësuar në këtë post Arben Ahmetajn.