Top Channel/ Ish i droguar, sot anti-vaksinave: Kush është sekretari i ri i shëndetësisë në SHBA!
15/11/2024 12:39

Dikur i varur nga heroina, njeriu që Donald Trump ka emëruar në krye të të Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, sot bën thirrje që miliarda dollarë të taksapaguesve amerikanë të dërguara në Ukrainë, të ridrejtohen për financimin e qendrave të shërimit të amerikanëve që luftojnë me varësinë nga droga dhe alkooli. Robert F. Kennedy Jr insiston se sot ka një 'epidemi' jo vetëm të abuzimit me substancat narkotike, por edhe një plagë të madhe “vetmie, dëshpërimi, shkëputjeje e tjetërsimi”, teksa njerëzit në pushtet sipas tij, janë 'të varur nga lufta'. 69-vjeçari foli për mijëra viktimat nga fentanili dhe insistoi se është kohë të shpenzohet për “krizën brenda kufijve”. Agjencia që ai do të drejtojë ka një shtrirje të gjerë, që nga mbikëqyrja e ilaçeve, vaksinave dhe sigurisë ushqimore, e deri tek kërkimet shkencore në fushën e mjekësisë dhe programet e kujdesit shëndetësor. “Për një kohë të gjatë, amerikanët janë dëmtuar nga industria ushqimore dhe e prodhimit të ilaçeve, të cilat janë përfshirë në manipulime, keqinformime dhe dezinformime, kur bëhet fjalë për shëndetin publik”, tha Trump në një postim në rrjetin TruthSocial ndërsa njoftoi emërimin e Kennedy, për të cilin u shpreh se “do ta bëjë Amerikën përsëri të madhërishme dhe të shëndetshme!”. Kennedy, një ish demokrat që kandidoi si i pavarur në garën presidenciale të këtij viti, i dha fund fushatës së tij duke shprehur mbështetjen për republikanin Donald Trump me premtimin për të patur një rol në politikën shëndetësore të administratës së ardhshme republikane. Një skeptik hershëm ndaj vaksinave, Kennedy është një avokat që për dekada me radhë ka krijuar një bazë të gjerë mbështetësish që e admirojnë punën e tij për mjedisin, duke ngritur padi kundër kompanive të mëdha farmaceutike dhe të prodhimit të plehrave kimike që përdoren në bujqësi. Ai po ashtu ka bërë thirrje për rregulla më të rrepta lidhur me përbërësit e artikujve ushqimorë.

Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07