Detaje të reja kanë dalë në dritë për arrestimin e ish-deputetit Jurgis Çyrbja. Ish-deputeti Jurgis Çyrbja fshehu Altin Hajrin kur ishte në kërkim për rrëmbimin e Jan Prengës. Altin Hajri u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ndërsa ish-deputeti Jurgis Çyrbja u arrestua një ditë më parë së bashku me Ahmet Mashën. Ai është emër i njohur për drejtësinë, pasi dyshohet se mori pjesë në rrëmbimin e Jan Prengës. Mësohet se Altin Hajri është një nga dy vëllezërit pronarë të kompleksit “Golden”. Sipas informacioneve, vëllai i tij, Emilian Hajri është arrestuar.