Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë një letër porosi të përcjellë në Ministrinë e Drejtësisë, në të cilën një shtetas shqiptar akuzohet nga ish-bashkëshortja se rrëmbeu tre fëmijët e tij duke i larguar nga Britania e Madhe. Babai dyshohet se i mori fëmijët përmes mashtrimit, duke u larguar fillimisht në Skoci dhe më tej prej datës 3 prill 2022 u kthye së bashku me ta në vendlindje.