Një thatësirë e zgjatur që shteroi burimet ujore të vendit i detyroi autoritetet në Iran të nisin mbjelljen e reve, apo spërkatjen e kimikateve në ajër, për të nxitur shiun. Por këto përpjekje rezultuan në shira të dendur të pafrenueshëm, që sollën përmbytje në provincat perëndimore të vendit. Mbjellja e reve, procesi u krye mbi pellgun e liqenit Urmia të shtunën, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve Irna. Urmia është liqeni më i madh i Republikës Islamike, por është tharë në pjesën më të madhe, mes reshjeve në nivele të ulëra rekord dhe rezervuarëve pothuajse bosh. Javën e kaluar Presidenti Masoud Pezeshkian paralajmëroi se nëse nuk do të kishte reshje mjaftueshëm, furnizimi me ujë i Teheranit mund të racionohet dhe njerëzit mund të evakuohen nga kryeqyteti.