Mes përshkallëzimit të ndjeshëm të protestave në Iran, autoritetet e Republikës Islamike kanë lëshuar paralajmërime të ashpra për demonstruesit. Ndërkohë, një mjek dhe një ndihmës-mjek në dy spitale të ndryshme i thanë BBC-se se institucionet e tyre ishin të mbingarkuara me të plagosur. Njëri prej tyre pohoi se Reparti i Oftalmologjisë në spitalin ku punon në Teheran kishte kaluar në gjendje krize. BBC-ja siguroi gjithashtu një mesazh nga një ndihmësmjek në një spital tjetër, i cili ankohej se nuk kishte mjaftueshëm kirurgë për të përballuar fluksin e pacientëve.