Mediat iraniane, përfshirë agjencinë zyrtare të lajmeve IRNA, kanë publikuar një mesazh nga kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, për të shënuar 30 ditë që nga fillimi i luftës. Komentet e tij vijnë pas njoftimit të Shteteve të Bashkuara se rreth 3 mijë e 500 ushtarë kanë mbërritur në rajon me anijen luftarake “USS Tripoli”. Në mesazh, Ghalibaf thotë se "armiku sinjalizon negociata publikisht, ndërsa në fshehtësi komploton një sulm tokësor".