Top Channel/Irani ndien pasojat e luftës: Monedha bie pikiatë nga bllokada amerikane dhe sanksionet!
01/05/2026 11:11

Monedha kombëtare e Iranit pësoi një tjetër zhvlerësim të fortë, duke mbërritur nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan teksa autoritetet vendase po mobilizohen për të zbutur ndikimin e bllokadës detare të vendosur nga Shtetet e Bashkuara. Riali iranian ra në 1.81 milion për një dollar, përpara se të rimëkëmbej pak sërish. Sipas mediave iraniane, valuta ka humbur rreth 15% të vlerës së saj në ditët e fundit. Duket se konflikti dy mujor me SHBA e Izraelin po e trondit ekonominë e Republikës Islamike të dobësuar nga sanksionet. Sulmet ajrore që nisën më 28 shkurt, së bashku me bllokadën detare amerikane ndaj porteve dhe anijeve iraniane, kanë ndërprerë eksportet jetike të naftës, kanë penguar prodhimin vendas dhe kanë rritur inflacionin. Megjithëse Irani dhe SHBA arritën një armëpushim më 8 prill, Uashingtoni e shtoi presionin ekonomik duke vendosur bllokadë detare më 13 prill, duke e vështirësuar më tej për Teheranin forcimin e valutës përmes eksporteve. Inflacioni vjetor që ishte 40% para luftës, arriti në 50% deri më 4 prill. Çmimet e produkteve bazë, si orizi, vezët dhe pula, janë shtuar ndjeshëm që nga fillimi i konfliktit. Rritja e inflacionit shkaktoi protesta mbarëkombëtare në janar, një nga sfidat më të mëdha për qeverinë klerikale që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Autoritetet përgjigjën egërsish, duke vrarë mijëra protestues, sipas organizatave për të drejtat e njeriut.

Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52
Top News – ‘Komploti’ për të shkarkuar Sekretarin e Shtetit. Emiratet paguan 50 mln dollarë Kushner
28/10 12:06
Top News – Rebelohet Gjenerata Z në Halloween / Gjermania në alarm, frikë për skena si në Francë
28/10 11:52
Top News – Zgjedhje pa fitues të qartë në Izrael / Netanyahu dhe Eisenkot, pretendime për udhëheqje
28/10 11:47
Top News – Humbi zgjedhjet dhe rrezikon burgun / Trump i jep ‘azil’ Bolsonaros, DASH miraton vizat
28/10 11:45