Frika e shembjes së armëpushimit të porsashpallur mes SHBA-së dhe Iranit, riktheu pasigurinë në tregjet globale të energjisë, të cilat u luhatën sërish pas stabilizimit të arritur një ditë më parë. Teherani kërcënoi të rinisë luftimet pas bombardimeve izraelite mbi Liban mbrëmjen e kaluar, që shkaktuan me dhjetëra viktima.