Top Channel/ Irani e Rusia, ndërhyrje në zgjedhjet amerikane? “Kërkohet përcarja e votuesve”!
04/11/2022 19:22

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA janë vetëm pak ditë larg, dhe frika e ndërhyrjeve të huaja është shpërfaqur sërish. Zyrtarët vendas paralajmërojnë për llogari të rreme në rrjetet sociale nga përdorues amerikanë e të huaj, të cilat sic thonë ata, synojnë provokimin dhe përcarjen e votuesve, ndërsa hedhin hije dyshimi edhe mbi vetë integritetin e sistemit të votimit në SHBA. Ekspertët e zbulimit kanë vënë re se profile të rreme në rrjetet sociale, që besohet se janë krijuar në Rusi, gjatë pjesës më të madhe të vitit kishin qëndruar të fjetura. Por papritur në gusht, teksa afronin zgjedhjet për Kongresin, ato papritur u bënë aktive. Ato postonin mesazhe për mashtrime zgjedhore, ose shkruanin se zgjedhjet ishin të vjedhura dhe se demokratët do të përpiqen t’i manipulojnë votimet”, thotë një prej tyre, Brian Liston per Voa-n, i cili është pjesë e një rrjeti të përbërë nga studiues, eskpertë të sigurisë kibernetike, agjenci qeveritare dhe të tjerë, që përcjellin rrjetet sociale, faqet e internetit, mediat shtetërore dhe njoftimet e organeve ligj-zbatuese për të gjurmuar fushatat e koordinuara të keqinformimit nga kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara si Rusia, Kina dhe Irani. Faqet e lajmeve të rreme nga organizata të lidhura me qeveritë e këtyre vendeve pëprhapin njoftime përçarëse për Amerikën, të cilat më pas shpërndahen nga persona të rremë në rrjete sociale, që pretendojnë se janë amerikanë. Qëllimi i Rusisë është përçarja dhe bindja e amerikanëve se sistemi i votimit nuk është i besueshëm, thotë Liston. Sipas tij, operatorët kinezë vënë në dukje postimet e shumta mbi integritetin e zgjedhjeve, si dëshmi se demokracia amerikane është jofunksionale. Në Arizona tashmë kanë filluar votime e hershme.

Top Channel/“Erë gjaku e baruti”, Erdogan jep alarmin: Lufta e Iranit do të përhapet kudo në rajon!
11/03 15:16
Top News – Izraelitët kërcejnë, ‘festë në bunker’…ndërsa raketat e Iranit fluturojnë mbi Tel Aviv
11/03 14:41
Top Channel/ Fluturime misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, REL: Dyshime për transport armësh!
11/03 14:24
Top News – T’i hiqet vetoja SHBA-së dhe Rusisë / Spanja kërkon reformimin e Kombeve të Bashkuara
11/03 13:44
Top News – Bunkerët e Luftës së III Botërore / Prodhuesi: Jam i mbytur me kërkesa, i duan të gjithë
11/03 13:41
Top News – Sulme mbi Iranin, nga Evropa / SHBA do të përdorë bazën rumune, shqyrtohet kërkesa
11/03 13:39
Top Channel/ Zvicër, policia e pohon: Djegia e autobusit me 6 viktima, e qëllimshme!
11/03 13:34
Top Channel/ Mira Murati, marrëveshje miliardëshe! Startup i saj bashkëpunon me Nvidia
11/03 12:38
Top News – 150 ushtarë amerikanë të plagosur / Lufta me Iranin ka kosto, Pentagoni jep shifrën
11/03 12:23
Top News – Lyu veten me benzinë, autobusi në flakë / 6 viktima në Zvicër, policia: Akt i qëllimshëm
11/03 12:18
Top News – Vajza e Kim luan raketash. Diktatori merr me vete 13-vjeçaren gjatë testimeve të fundit
11/03 12:17
Top News – Rrafshohet fabrika ruse e mikroçipave / Ukraina sulmon me Storm shadow
11/03 12:17
Top Channel/ IEA njofton hedhjen e rezervave rekord në treg: Stabilizohet çmimi i naftës!
11/03 12:10
Top News – Udhëheqësi i ri Suprem, ende hesht…Kush po e drejton Iranin në mesin e luftës?
11/03 11:45
Top News – Anijet e Iranit bëhen shkrumb e hi / Momenti kur SHBA i hedh në erë në Hormuz
11/03 11:37
Top Channel/ Irani minon Ngushticën e Hormuzit, kërcënon Trump: Hiqini minat, ose “ ju fshijmë”!
11/03 11:30
Top News – Irani minon Ngushticën e Hormuzit / Bllokon naftën, tërbohet Trumpi: Hiqini tani
11/03 11:28
Top Channel/ BBC: Luftën e Iranit do ta paguajnë konsumatorët, rriten apo ulen cmimet!
11/03 11:27
Top News – Trump do nisë ushtrinë në terren…LIgjvënësit amerikanë të alarmuar: Po na vë në rrezik
11/03 11:19
Top Channel/ Trump thirrje Izraelit të ndalë sulmet mbi Iran për… naftën
11/03 01:08
DIGITALB DIGITALB